Politikë

Ndalimi i TikTok, Berisha kundër: Akt ekstrem censure!

Kryedemokrati iu bëri thirrje që qytetarët të postojnë në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale në mbrojtje të kësaj platforme.

I.F

 

Ndalimi i TikTok, Berisha kundër: Akt ekstrem censure!
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social “TikTok” dënoi mbylljen e kësaj platforme. Berisha tha se ky është një akt censure, nga ana e qeverisë pasi kanë rënë vlerësimet e tyre. Kryedemokrati iu bëri thirrje që qytetarët të postojnë në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale në mbrojtje të kësaj platforme.

“Mirëdita, të dashur miq!

Në një akt ekstrem censure, Edi Rama informoi dje se ka vendosur të bllokojë plotësisht platformën e Tik Tok-ut. Sipas tij, ishte ky një shkak madhor i vrasjes së nxënësit në shkollë. Mirëpo, kompania e Tik Tok informoi se, as i ndjeri Martin, as dhe vrasësi i tij nuk kishin llogari në këtë platformë.

Çfarë del? Kësaj i thonë njëlloj sikur, për të mos patur aksidente, të ndalojmë përdorimin e makinave, apo të ndalojmë përdorimin e rrugëve dhe këto janë absurditete. E vërteta është se, Edi Rama vendosi ndalimin e platformës së Tik Tok-ut vetëm e vetëm se, aksionet e tij në mediat sociale kanë rënë përtokë, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet.

Së dyti, ai nuk i blen dot këto platforma, siç blen media tjera në Shqipëri. Dhe së fundmi, jemi në prag të zgjedhjeve dhe nuk toleron dot negativitetet e pasqyruara nga qytetarët në këto platforma. Duke ju garantuar se, platforma e Tik Tok-ut do të hapet menjëherë pas zgjedhjeve, ju ftoj të dashur miq, të postoni në llogaritë tuaja të Tik Tok, por edhe rrjeteve tjera sociale, statuse në mbrojtje të kësaj platforme dhe në dënim të censorit ekstrem, narkodiktatorit Edi Rama”, tha Berisha.

 

 

Dje qeveria shqiptare mori vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok” në Shhqipëri. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministrin Edi Rama, në fjalën që mbajti pas një mbledhjeje të gjatë me prindër e mësues. Mbylljae “Tik Tok”, erdhi pas vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, i cili është arrestuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB