Politikë

Mungesa pa arsye, deputetët nuk i shpëtojnë gjobave! Socialistët nuk gjenden, Nebiaj më e ndëshkuara ndër demokratët

Ndëshkimet variojnë nga 10 deri në 60 mijë lekë, me mazhorancën që kryeson listën me 15 deputetë të penalizuar.

M.M
Mungesa pa arsye, deputetët nuk i shpëtojnë gjobave!
Foto nga Parlamenti

TIRANË- Në muajin korrik, që përmbylli sesionin parlamentar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë ndëshkuar me gjoba për mungesat në seanca plenare dhe komisione. Ndëshkimet variojnë nga 10 deri në 60 mijë lekë, me maxhorancën që kryeson listën me 15 deputetë të penalizuar. Ndër socialistët, Blendi Klosi, Eduard Shalsi dhe Pandeli Majko kanë marrë gjoba prej 10 mijë lekësh të reja, ndërsa Agron Çela nga opozita është ndëshkuar me 50 mijë lekë (po ashtu të reja). Rekordi i penalitetit për muajin korrik shkon për Oriola Nebijaj me 60 mijë lekë gjobë, ndërsa 13 deputetë të tjerë të opozitës kanë marrë ndëshkime nga 10 deri në 40 mijë lekë të dhëna këto të publikuara nga borderorja e Kuvendit.

Deputetët e gjobitur të mazhorancës:

Agron Çela 51,192 lekë

Plarent Ndreca 30,730 lekë

Paulin Sterkaj 30,715 lekë

Tatiana Nurçe 20,477

Bardhyl Kollçaku 20,477 lekë

Laert Duraj 20,477 lekë

Nasip Naço 20,477 lekë

Lavdrim Krrashi 20,477 lekë

Antoneta Dhima 10,238 lekë

Fadil Nasufi 10,238 lekë

Alban Xhelili 10,238 lekë

Ilir Topi 10,238 lekë

Blendi Klosi 10,238 lekë

Eduard Shalsi 10,238 lekë

Pandeli Majko 10,238 lekë

 

Deputetët e gjobitur të opozitës:

Orjola Nebijaj 61,431 lekë

Andia Ulliri 51,192 lekë

Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë

Flutura Açka 32,202 lekë

Gëzim Ademaj 20,477 lekë

Merita Bakiu 10,238 lekë

Lulzim Basha 10,238 lekë

Arbi Agalliu 10,238 lekë

Eralda Bano 10,238 lekë

Orjola Pampuri 10,238 lekë

Saimir Korreshi 10,238 lekë

Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë

Albana Vokshi 10,238 lekë

Sesioni parlamentar i këtij viti nuk ka qënë ndër më të qetët. Janë votuar ligje mes kaosit dhe tymuesve, mes zjarrit dhe zhurmës, gjithashtu u shënua edhe rekordi i seancën parlamentare me te shkurtër, vetëm pesë minuta ku u miratua buxheti 2024. Parlamenti në Shqipëri votoi edhe projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike. Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat pa nguruar për pagat e tyre./ ZËRI

Poll

MOS HUMB