Politikë

Mosbindja civile/ Nuk e kanë ndarë para apo pas festave, por Berisha thotë se janë gati

Berisha u pyet edhe për situatën e krijuar një ditë më parë në Kuvend, ku Ministri i Brendshëm Taulant Balla në reagimin e tij kujtoi Kodin Penal për kaosin e krijuar si dhe dënimin me 5 vite burg që rrezikojnë deputetët e opozitës.

f.t
Mosbindja civile/ Nuk e kanë ndarë para apo pas festave, por Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryerministri Sali Berisha ka nisur ndryshe konferencën e sotme për shkak të vdekjes së aktorit Mirush Kabashi. Berisha ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për vdekjen e artistit të njohur.  

Gjatë konferencës për shtyp Berisha, u pyet nga mediat se kur parashikohet të fillojë revolta dhe protesta.

"Mund të theksoj dy momente: Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit. Ky është grusht shteti brenda shtetit. Së dyti, ka një revoltë të madhe , por data do të përcaktohet nga strukturat. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet,"-u përgjigj Berisha.

Më tej Berisha u pyet edhe për situatën e krijuar një ditë më parë në Kuvend, ku Ministri i Brendshëm Taulant Balla në reagimin e tij kujtoi Kodin Penal për kaosin e krijuar si dhe dënimin me 5 vite burg që rrezikojnë deputetët e opozitës.

"Asgje se dekurajon opozitën, Balla është ikonë e zeze e trafiqeve, pjesë e grupeve kriminale. Kurse mosbindja civile është mënyra si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit ndaj Edi Ramës,"-tha Berisha.

Deputeti Flamur Noka ishte protagonisti kryesor në seancën e shkuar parlamentare, i cili hodhi tymuese ngjyrë blu e portokalli dhe i vuri flakën një tufe me letra. Në një moment tentoi të hiqte dhe një prej ekranevë në Kuvend. Pas tensioneve, drejtuesja Lindita Nikolla mbylli seancën e cila zgjati vetëm 14 minuta. Në seancë mungonte kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e madhe e ministrave të qeverisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB