Politikë

Vangjush Dako lirohet nga burgu? 'FAKE NEWS', ish-kryebashkiaku i Durrësit në qeli

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur lehtësim të masës së sigurisë ndaj tij duke e lënë nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie". 

E.K
Vangjush Dako lirohet nga burgu? 'FAKE NEWS', ish-kryebashkiaku i
Vangjush Dako

TIRANË- Pas raportimeve për lirimin nga burgu të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ZËRI ka mësuar se bëhet fjalë vetëm për biznesmEnin Fiqiri Faruku, të arrestuar bashkë me Dakon. Ky i fundit vijon të jetë në masën e sigurisë "Arrest me burg". Këtë të hënë Apeli i Posaçëm ka pranuar kërkesën e biznesmenit Faruku, duke i lehtësuar masën e sigurisë nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie". LaJm të raportuar në kohë reale nga ZËRI.

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. 

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie./ZËRI

Poll

MOS HUMB