Politikë

Pas largimit nga PD, Agron Shehaj njofton krijimin e një force të re politike

Shehaj tha se është duke punuar për këtë projekt dhe se ka nisur takimet me njerëzit.

Zeri
Pas largimit nga PD, Agron Shehaj njofton krijimin e një force të re
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka treguar këtë të hënë se po punon për krijimin e një force të re politike pas largimit të tij nga Partia Demokratike. Shehaj tha se është duke punuar për këtë projekt dhe se ka nisur takimet me njerëzit. I ftuar në studion e Zërit të Amerikës, Shehaj tha se politika kërkon këmbëngulje dhe sakrifica. 

Agron ShehajJam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Deputeti i Tiranës, po ashtu foli dhe për largimin e tij nga PD. 

Agron Shehaj: Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve.

Agron Shehaj u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e fundit parlamentare (25 prill 2021). Po ashtu ai kandidoi përballë Lulzim Bashës në Maj, 1 muaj pas humbjes në zgjedhje, por nuk arriti ti bindte demokratët për ndryshimin e lidershipit./ZËRI

Poll

MOS HUMB