
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas përfundimit të seancës. Ish-kryeministri është pyetur nga gazetari i Zëri-t, Edon Kuqi se cili do jetë hapi i radhës i opozitës dhe çfarë nënkupton me grusht shteti?
Berisha është përgjigjur për Zërin, duke deklaruar si fillim se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës dhe është e drejta e tyre kushtetuese.
Berisha: Grusht shteti është kur njëri nga pushtetet merr pushtetin e organeve të tjera. Besoj se sot është shumë e qartë që Edi Rama përveç pushtetit ekzekutiv, ushtron sot pushtetin gjyqësor nëpërmjët, larove dhe mercenarëve të tij, të cilët bëjnë çdo gjë përveç ligjit. Rama tani kaloj në marrjen e pushtetit të parlamentit, për të kontrolluar qeverinë. Pushteti i parlamentit është e drejta kushtetuese e ¼ së deputetëve për të kontrolluar qeverinë.
Ësht klasik grusht sheti brenda shtetit. E drejta e ¼ e deputetëve është e drejta e tyre, por ata nuk duan të drejtë tjetër vetëm duartrokasin Edi Ramën. Por ne të tjerët duam të drejtën tonë, duam të ushtrojmë sovranitetin e qytetarëve, kontrollin e pushtetit të qeverisë, prandaj është klasik grusht shteti.