Politikë

‘Mos pranoni ankimimin e Alibeajt’, nis seanca për vulën e PD-së në Apel: Basha dha dorëheqjen, por kishte akoma tagër si kryetar

Treshja gjykuese përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro

E.K
‘Mos pranoni ankimimin e Alibeajt’, nis seanca për vulën e
Seanca ne apel

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, ka nisur seancën ku do të shqyrtohet ccështja e vulës së Partisë Demokratike. “Rithemelimi” përfaqësohet në gjyq nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia e ndërsa Lulzim Basha, përfaqësohet nga avokatët Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Përfaqësuesit e Berishës, kërkojnë nga trupa gjykuese mos pranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, pasi sipas tyre nuk janë palë në proces.

“Gjykata e Lartë në vendimmarrjen e saj ka orientuar gjykatën e Apelit, duke pretenduar moskuptim të çështjes nga gjykata e Apelit. Kemi të bëjmë me një kërkesë ankimore e firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces dhe, si thotë gjykata e lartë, palë që nuk ka bërë asnjë kërkesë procedurale për të qenë në proces. Vetë pala është e paqartë në çfarë cilësie procedurale ka firmosur. Ka firmosur si nënkryetar apo si përfaqësues me autorizim. Deputeti Alibeaj firmos një ankim në prill kur kryetari i tij Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen në mars. Kërkojmë mospranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj”, kanë thënë përfaqësuesit e Berishës në sallën e gjyqit.

Mirëpo, pala e Lulzim Bashës këmbëngulë që ankimimi i Enkelejd ALibeaj është bërë nga Partia Demokratike dhe jo si individë. Sipas tyre, në këtë proces PD është palë, e për rrjedhojë legjitimohet ankimimi i bërë. Ato kërkojnë të vijohet me shqyrtimin e themelit të gjykimit.

“Gjykata e Lartë konstaton se Apeli ka cilësuar se jemi në kushtet e vetëm një pale, Partisë Demokratike. Në rastin konkret jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të detyrës së kryetarit të partisë, fillimisht nga Lulëzim Basha e më pas nga Enkelejd Alibeaj. Subjekti që ankimon nuk është Alibeaj, por është Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj. Nëse kryetari Basha nuk është shkarkuar, ai i kishte tagrat të përcillte tagrat përfaqësuese tek Enkelejd Alibeaj.

Në 21.3.22 Basha ka paraqitur dorëheqje, por kjo nuk i ka hequr tagrat e kryetarit të partisë. Kërkesa duhet të rrëzohet dhe duhet të vijojmë me shqyrtimin e themelit të gjykimit. Këtu nuk jemi në gjykim me palë kundërshtare. Procesi ka veç një palë, PD. Ajo që duhet të zgjidhë gjykata, cila është pala që ka tagrin e përfaqësimit të ligjshëm të PD”, tha avokati Kthupi.

Poll

MOS HUMB