
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka reaguar për incidentin e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës. Përveç pankartave dhe thirrjeve, militantët hodhën molotov drejt gazetarëve dhe qytetarëve. Kjo situatë sipas Braçes po kthehet në rrezik për shqiptarë dhe të huaj që lëvizin në qendër të Tiranës.
Bashkia e Tiranës, qendra e Shqipërisë; Zona më e populluar në qytet! Molotov që për pak pjek të gjallë njerëz! Shikojeni edhe një herë; Kjo është tentativë vrasje, me dashje apo pa dashje, do ishte vrasje! Është hera e dytë në pak javë! Një armë-si molotovi, në dorë të kalamajve të papërgjegjshëm, me urdhër të partisë me kriminale ne vend, bën gjëmen! Kjo nuk ka me lidhje me Erion Velinë! Herën e tretë, me dashje apo nga budallallëku, kanë për të vrarë njerëz! Ndaleni! Kjo proteste po kthehet ne kriminale e rrezik për shqiptare e te huaj qe lëvizin në qendër të Shqipërisë! Ndaleni sa nuk kanë vrarë njeri!",-shkruan ai.
View this post on Instagram
Protestat priten të vazhdojnë. Siç është kthyer në ritual, të martën e radhës, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj./ZËRI