Politikë

Mitsotakis-Ieronymou, së bashku në Tiranë për funeralin e kryepeshkopit Janullatos

Mediat greke kanë zbuluar detaje nga takimi,para se të dy të nisën për në Shqipëri për t'i dhënë lamtumirën e fundit Janullatosit. 

k.m.
Mitsotakis-Ieronymou, së bashku në Tiranë për funeralin e
Kyriakos Mistotakis dhe Ieronymos

ATHINË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Ieronymos kanë zhvilluar një takim në pallatin Maximos pas vdekjes së kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Mediat greke kanë zbuluar detaje nga takimi,para se të dy të nisën për në Shqipëri për t'i dhënë lamtumirën e fundit Janullatosit. 

“Këto janë ditë të vështira për Ortodoksinë në tërësi. Mendoj se të gjithë jemi prekur veçanërisht nga humbja e Kryepeshkopit të Shqipërisë. Unë pata fatin ta njoh personalisht. Ai ishte vërtet një hierark i madh dhe një njeri i madh, që kreu një vepër unike në Shqipëri, duke rindërtuar në thelb një kishë të shkatërruar, por në radhë të parë ishte një njeri i Zotit që kujdesej për njerëzit. Prandaj do të jemi bashkë në Tiranë, në kortezhin mortor për ta nderuar ashtu siç e meriton,”- theksoi Kryeministri.

Mitsotakis-Ieronymou, së bashku në Tiranë për funeralin e

Fjalë të mira për kryepeshkopin tha edhe Ieronymos.

“Ai ishte me të vërtetë i rrallë. Edhe unë e kam takuar dhe kam qenë me të që në vitin e tretë të gjimnazit. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj edhe në zinë tonë edhe në hidhërimin tonë, por këto janë njerëzore,"- tha kryepeshkopi.

Sot nga Katedralja e Athinës nën tingujt funebër të bandës së marinës detare greke u nis drejt Shqipërisë kortezhi i kryepeshkopit Janullatos, arkëmorti i të cilit do të mbërrijë nesër në vendin tonë.

Mitsotakis-Ieronymou, së bashku në Tiranë për funeralin e

Qindra besimtarë ndoqën nga afër meshën në gjuhen shqipe, kërkesë kjo e bërë prej bashkëpunëtorëve të afërt të kryepeshkopit dhe me leje të posaçme nga sinodi i shenjtë grek, në nder të fortlumturisë së tij Anastas. Pasi mesha u krye, arkëmorti doli me duartrokitje nga Katedralja dhe është nisur për në Shqipëri. 

Gjatë rrugës në territorin shqiptar do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e kishës autoqefale shqiptare. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte në orën 11:00 pas Liturgjisë Hyjnore. Deri në zgjedhjen e pasardhësit, Sinodi i shenjtë zgjodhi Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin si mbikëqyrës të Fronit Kryepiskopal. Por po sipas mediave greke, Janullatos e ka zgjedhur Mitropolitin që të jetë pasuesi i tij në detyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB