Politikë

80 mijë vota të pavlefshme në 2021, Gjiknuri: Kandidatët do të jenë me emra në fletën e votimit

Po ashtu edhe KQZ, e mbështet këtë model pra emrat e deputetëve duhet të shkruhet në fletë votimi.

I.F
80 mijë vota të pavlefshme në 2021, Gjiknuri: Kandidatët do
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Në fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit mësohet se do të jenë emrat e kandidatëve të të gjithë partive. Mësohet se ata nuk do të identifikohen më me numra siç ndodhi në zgjedhjet e vitit 2021. Sekretari për Çështjet Zgjedhore të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha për “Report TV” se PS ka ndërruar mendje nga parlamentaret e 4 viteve më parë, dhe në këto zgjedhje do i dorëzohet Kodit.

“Kodi Zgjedhor nuk njeh më numra, numra do të kenë vetëm partitë, por jo kandidatët. Renditja do të bëhet sipas alfabetit dhe kjo është një histori e mbyllur, krahasuar me herën e fundit që dolën shumë fleta të pavlefshme”, tha ai.

Po ashtu edhe KQZ, e mbështet këtë model pra emrat e deputetëve duhet të shkruhet në fletë votimi.

“Varet si do ta bëjë kompozimin KQZ-ja të fletës së votimit. Mirë është që zgjedhësit ta dinë se kush janë kandidatët, dhe edhe nëse bëhet ndonjë gabim, dhe vendoset votë parapëlqyese tek lista e mbyllur që nuk duhet, prapë vota nuk del e pavlefshme sepse llogaritet si votë brenda shportës së partisë”, shprehet Gjiknuri.

Në qarqe të mëdha, si ai i Tiranës, fleta e votimit në këtë formë do të jetë e komplikuar. Çdo parti do të ketë nga 50 kandidatë, dhe nëse mesatarisht regjistrohen 5 parti apo koalicione, brenda fletës, zgjedhësi do të ketë 250 emra.

“Do të jetë pak e komplikuar në Tiranë, po nuk kemi çfarë të bëjmë, ndaj ne deshëm votim elektronik në Tiranë, se kjo e zgjidhte këtë punë, por opozita nuk pranoi”, thekson socialisti.

Në vitin 2021, kur për herë të parë u vendosën listat e hapura, zgjedhësi votonte jo vetëm partinë, por edhe një kandidat të preferuar brenda asaj partie. Sipas numërimëve më shumë se 80 mijë vota dolën ta pavlefshme. Fleta nuk mbante emrat e kandidatëve, por vetëm numrat, duke bërë që votuesit të ngatërronin numrin e kandidatit, me atë të partisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB