Politikë

Misteri i vilave të Bashës

Herë në një apartament e herë në një vilë, denoncimet publike e kanë atashuar Bashën me pronat e familjarit të tij, kunatit Erion Isufi e me një nga kullat më të reja në Tiranë, ‘Lion Residence’.

F.m
Misteri i vilave të Bashës
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, si në kohën kur drejtonte Partinë Demokratike dhe kur ishte një deputet i thjeshtë në PD, ka qenë mjaft misterioz përsa i përkes vendbanimit. A thua se transparenca do të përbënte rrezik për sigurinë e tij, Basha e ka mbajtur mjaft sekret vendndodhjen e banesës ku jeton bashkë me gruan, Aurela dhe dy vajzat.

Por hermetizmi s’i ka zgjatur shumë. Herë në një apartament e herë në një vilë, denoncimet publike e kanë atashuar Bashën me pronat e familjarit të tij, kunatit Erion Isufi e me një nga kullat më të reja në Tiranë, ‘Lion Residence’.

Zanafillën e ka që pas tërmetit të 26 nëntorit….

Në vitin 2019, Basha u zhvendos në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës, duke u larguar nga apartamenti i tij në katin e 12-të, pranë kullave tek stadiumi "Arena Kombëtare".

Me daljen e këtij lajmi, vetë Basha, përmes një njoftimi nga Partia Demokratike, sqaronte se banesa e tij po i nënshtrohej punimeve të domosdoshme, duke qenë se kishte pësuar dëme nga tërmeti.

“Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohesisht në një banese me qira, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale te kontrolluara nga qeveria. Banesa me qira e familjes se zotit Basha jo vetem nuk ka pishine, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim,”- njoftonte PD-ja në atë kohë.

Ironia në fakt është se me qira apo të blerë, vilat në “Long Hill” janë ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili akuzohej vahzdimisht nga Basha si një oligark i qeverisë dhe me lidhje të ngushta me Partinë Socialiste.

Por nuk mbaron me kaq!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Lulzim Basha, njeriu që pretendonte të bëhej kryeministër i Shqipërisë, ka ndërtuar pa leje. Madje, sipas Veliajt, Basha kur ishte kryebashkiak i Tiranës, i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati shtesë në banesën në Tiranë.

Punimet për shkak të ‘dëmeve nga tërmeti’, në fakt ishin shtimi i një kati të ri banimi.

Misteri i vilave të Bashës
Kati shtesë

“Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12,”- shkruhej në dokument.

Misteri i vilave të Bashës
Leja e ndërtimit

“Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar,”- deklaroi Veliaj.

Misteri i vilave të Bashës
Planimetria për shtesën

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, mirë që i shtoi vetes katër dhoma në shkelje flagrante me ligjin, por nuk kishte paguar as taksën!

Misteri i vilave të Bashës
Kati shtesë

“Vërtetojmë se subjekti e ka likuiduar taksën e ndikimit në infrastrukturë në vlerën 171 820 lekë, por kjo pagesë është rimbursuar nga teprica kreditore e vitit 2013,”- vijon dokumenti.

Për pesë ditë, IMT-ja trokiti në derën e Bashës.

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë bazuar në kompetencat e ngarkuara nga ligji, si dhe referuar indicieve dhe ankesave të depozituara dhe administruara nga IMT, Bashkia Tiranë, lidhur me apartamentin e ndodhur në adresën Rr. “Dervish Hima” dhe “Skerdilajd Llagami”, Kulla 2, Kati 11/12 i banimit, për shkak të mungesës së aksesit në ambientin e sipërpërmendur, lutemi që brenda afatit 5 ditor të dorëzoni pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, dokumentacionin tekniko-ligjor në lidhje me apartamentin në pronësinë tuaj,”- thuhej në shkresën që IMT-ja i drejton Bashës.

Basha e paditi Veliajn për shpifje, por e humbi gjyqin. Arsyeja? Nuk u paraqit në seanca dhe me heshtjen e tij, i dha të drejtë kryebashkiakut socialist…

Kështu, në kohën që vendi përballej me plagët e tërmetit të 26 nëntorit, Basha shtoi pasurinë e tij, ngriti një kat mbi apartament, si dhe mori katër vila, në Long Hills e në Gjir të Lalëzit.

Akuzat s’u ndalën me kaq…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi gjithashtu se Basha, përmes kunatit të tij, Erion Isufi, ka aplikuar në bashki për të marrë leje për të ndërtuar vilë tjetër.

Dokumentet e vilës së pestë:

Misteri i vilave të Bashës
Vila e 5
Misteri i vilave të Bashës
Vila e 5
Misteri i vilave të Bashës
Vila e 5
Misteri i vilave të Bashës
Vila e 5
Misteri i vilave të Bashës
Vila e 5
Misteri i vilave të Bashës
Vila e 5

Për këtë u pyet në studion e “Opinion” edhe vetë Basha, i cili tregoi se kunati i tij ka paditur Veliajn në SPAK për këtë çështje.

“Për akuzën që ka bërë sot, ai i afërmi im e ka paditur në SPAK,”- tha Basha shkurtimisht.

Tashmë, pronat e Bashës nuk janë më hedhje akuzash e kundërakuzash mes tij dhe Partisë Socialiste, por Brenda grupit të Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi Bashën se përmes kunatit të tij ishte bërë pronar i dy kateve të ‘Lion Residence’, një nga kullat me të reja në Tiranë.

Dokumentet e mëposhtme, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, vetë Erion Isufi disponon zyrë në katin e parë të ‘Lion Residence’. Gjithashtu, Isufi, në të dyja katet e blera ka zyra për pesë kompanitë, si: Landmark Communications, Landmark Premium Print, Moveo Albania Technology dhe Landmark Technologies, si dhe për dy mediat, Revista ‘Story’ dhe ‘Elegance’.

Misteri i vilave të Bashës
Prona tek Lion Residence
Misteri i vilave të Bashës
Prona tek Lion Residence
Misteri i vilave të Bashës
Prona tek Lion Residence
Misteri i vilave të Bashës
Prona tek Lion Residence
Misteri i vilave të Bashës
Prona tek Lion Residence

Sipas Gazmend Bardhit, Basha ka përfituar pronat tek kjo kullë, vetëm një muaj pas humbjes së zgjedhjeve në prill të 2021-shit, pavarësisht se blerja është bërë në emër të familjarëve të tij.

Ç’tha Basha këtë herë?

Ai, as nuk e pohoi e as mohoi që i afërmi i tij të kishte blerë prona në këtë kullë, por tha: Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi!

Poll

MOS HUMB