Politikë

Ministria e Jashtme vë kontaktet për shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael

E.K
Ministria e Jashtme vë kontaktet për shqiptarët që duan
Pamje nga situata ne rripin e Gazes

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.

Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion numrat e kontaktit për qytetarët që duan të largohet nga vendi:

Të kontaktojnë në numrin e WhatsApp: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Situata mbetet e rëndë si në Izrael ashtu edhe në Gaza, aty ky kanë vijuar sulmet prej më shumë se 24 orësh, që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin.

Deri më tani raportohet për 300 izraelitë të vrarë, ndërsa të paktën 100 ushtarë dhe civilë janë marrë peng nga militantët palestinezë.

Rripi i Gazës, i cila u godit nga Izraeli me sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje pas veprimeve të bëra, ka shënuar 313 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 2000 të plagosur./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB