
Marin Suli
HIMARË- Humbjen e Petro Gjikurisë, Marin Suli nuk e ka pritur mirë! Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s dhe njëherazi kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli është fotografuar i mërzitur pas fitores së Partisë Socialiste në Himarë. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, Suli shihet i vetmuar duke pirë puro e me duar në kokë.
Mesa duket ka pritur që fituesi të jetë kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Petro Gjikuria. Në zgjedhjet që u mbajtën dje në Bashkinë e Himarës, fitues me më shumë se 1400 vota diferencë u shpall Vangjel Tavo./ZËRI/
Poll