TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim të pazakontë për fitoren e Vangjel Tavos në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura në Himarë. Në postimin e bërë në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka hedhur nëj video ku në fillim si ai dhe Tavo shfaqen si statuja guri dhe më pas kthehen në normalitet. Urimi për fitoren shoqërohet dhe me vargjet e këngës labe: Bini ju o cula, bini ju longarë.
"MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë,"-shkruan Rama në urimin e tij.
POSTIMI I RAMËS: