
HIMARË- Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet e pjesshme në Himarë. Rezultati është shpallur sot rreth orës 7.00 të mëngjesit, teksa socialistët ishin në sallë dhe prisnin zyrtarizimin e leximit të votave, por kundërshtari i tyre, jo! Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" ka qëndruar në sallë deri rreth orës 4.00 të mëngjesit, e në momentin kur e pa se diferenca e votave mes tij dhe Tavos po thellohej, u largua.
Për orët e mbetura, ai zgjodhi që të mos ishte më i pranishëm në numërimin e pjesës tjetër të votave. Deri më tani, nuk ka bërë asnjë deklaratë për humbjen./ZËRI