Politikë

Masakra në Dobraç, Berisha: Nesër marshim në Shkodër, ata i vrau banda e partisë shtet

Kryedemokrati përmendi dhe Flutura Bashën, gruan e pafajshme që u gjend në mes të atentatit dhe humbi jetën.

F.m
Masakra në Dobraç, Berisha: Nesër marshim në Shkodër,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që nesër e gjithë Shqipëria, të marshojë në orën 12:00 për tu solidarizuar në Shkodrën, qytetin ku ndodhi masakra me tret ë vrarë. Gjatë fjalës së përnatshme nga dritarja e banesës së tij, Berisha kërkoi që të gjithë të shkonin në Shkodër, për të treguar se kryeqendra e Veriut, nuk ddo të jetë kurrë e vetme.

“Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën,”- tha Berisha.

Kryedemokrati përmendi dhe Flutura Bashën, gruan e pafajshme që u gjend në mes të atentatit dhe humbi jetën në Shkodër dhe shtoi se kryeministri Ediu Rama nuk i ka dënuar në asnjë çast autorët e asaj masakre.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mbrëmë kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, Edi Rama edhe pse u pyet direkt për këtë masakër, në një akt cinik të një shpirti katran, nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte familjet e viktimave. Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë? Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës. Nuk mund të flas kreu i bashkisë se, mandati i tij qëndron mbi krimin. Nuk mund të flas kreu i prefekturës, sepse votat e tij janë votat e krimit. Nuk mund të flas ministri i krimit, sepse drejtori i tij, është drejtori i krimit. Ndaj dhe heshtin njëri pas tjetrit, si ministria, ashtu dhe Proda i krimit, zyrtarë të tjerë, gjer tek Edi Rama. Ndaj dhe ne të gjithë të tjerët, duhet të ngrihemi fuqishëm, nuk duhet të heshtim kurrë.

Duhet të jemi në Shkodër nesër, për tu dëshmuar qytetarëve fisnik të Shkodrës, se ata në asnjë rrethanë, në asnjë rast, nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm, por do të kenë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, kudo që janë. Duhet të jemi nesër në Shkodër, për të dëshmuar se jemi të pamposhtur, se bandat e qeverisë dhe as qeveria e tyre nuk na mposhtin kurrë. Se jemi të gatshëm në këtë betejë për përballe dhëmb për dhëmb me këta kriminelë dhe për të fituar. Ndaj dhe u bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë. Ndaj dhe të marshojmë në Shkodër, sepse masakra ishte e paralajmëruar. I riu Arlind Bushati pa me sytë e tij, tytën e revoles së vrasësit, e denoncoi, por policia e mbrojti. Jo se nuk e kapi, jo se nuk e gjeti, por fshehu në mënyrë që të kompletonte veprën e tij makabre. Hamza Lici një djalë 23 vjeçar, asnjëri as tjetrit të përmendur kurrë të implikuar në krime, por vrasësit e  partisëm, të etur për gjak donin tu merrnin jetën në publik, në rrugë kryesore në Shkodër të cilën Edi Rama, për shkak të një mandati e ka dorëzuar tek banda dhe bën terror, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Në Shkodër duhet të jetë çdo shqiptar, çdo e moshuar, çdo i moshuar.

Poll

MOS HUMB