
TIRANË – Gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel, gjatë konferencës për media të mbajtur në kryeqytetin belg, pak përpara se Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken të mbërrijë në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama u pyet për marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Rama tha se Shqipëria thjesht po sillet si një vend europian.
“Ajo që po bëjmë me Italianë është që të respektosh parimet e BE-së. Ne po sillemi si vend europian dhe po pranojmë që të bëhemi pjesë e zgjidhjes, për një problem të madh në union, ajo për rishpërndarjen e emigrantëve në kontinent. Nuk mund të vazhdojmë më, që debatet për emigrancionin të bëhen ushqime të përditshme të politikës në Europë. Është një sfidë, që ne e kemi ndërmarrë dhe besoj do ia dalim”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se u desh lufta e Rusisë në Ukrainë dhe agresioni i presidentit rus Vladimir Putin, që BE të avanconte me integrimin e Ballkanit Perëndimor. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Brukseli nuk duhet të presë një tjetër fatkeqësi, që të bëjë hapin e radhës.
“Unë besoj fort se është tani koha që Bashkimi Evropian të kuptojë se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor janë mjaftueshëm të pjekura dhe janë në një situatë ku duhet të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qenë anëtarë me të drejta të plota që është objektivi qëndror i këtij procesi. Ajo që po ndiodh sot është një shembull ekzemplar që kjo duhet të ndodh dhe me institucionet e tjera të BE-së. Kjo që ndodhë këtu duke të ndodhë dhe në Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian.
Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete, të prekshme dhe të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në të kundërt rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që s’mbaron kurrë. Mendoj se plani i rri i rritjes është një shembull i një shkalle ndërgjegjësimi dhe mënyre ndryshe të të parit të Ballkanit Perëndimor dhe vetë të ardhmes të Bashkimit Evropian. Së fundmi po shohim që BE është shumë më e vetëdijshme në vepra dhe jo vetëm me fjalë. Është e trishtë që duhet të ishte Vladimir Putini që të ndodhte kjo gjë. Duhet ta ruajmë këtë ritëm dhe mos të presim një katastrofë tjetër që BE-ja të kuptojë sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë në një konferencë të përbashkët për mediat, së bashku me homologun e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke./ZËRI/