Politikë

Mbyllet për ’18 seanca në Kuvend, Nikolla: Më vjen keq që u tërhoqët nga interpelanca, Rama po kthehet nga Brukseli

Nikolla tha se Rama ka një axhendë të ngjeshur takimesh në Bruksel, dhe më pas në Shqipëri me vizitën e Blinken

E.K
Mbyllet për ’18 seanca në Kuvend, Nikolla: Më vjen keq
Lindita Nikolla

TIRANË- Është mbyllur për 18 minuta seanca e sotme në Kuvend, ku kaluan të gjitha ligjet e parashikuara në rendin e ditës. Në jëtë seancë dështoi mbajtja e interpelancës së kërkuar nga një pjesë e deputetëve të opozitës, me kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

Nikolla tha se Rama ndodhej në një vizitë pune në Bruksel, dhe do të kthehet në Shqipëri gjatë mesditës, për të pritur sekretarin amerikan Antony Blinken. Ai ia kishte deleguar inteperlancën ministres Elisa Spiropali.

“Më vjen keq që u tërhoqët nga interpelanca, kryeministri Edi Rama po kthehet nga Brukseli, dhe më pas do të presë sekretarin amerikan Antony Blinken”, u shpreh Nikolla.

Poll

MOS HUMB