Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët, protestë në Lezhë më 18 nëntor

Qytetarët e Lezhës kanë paralajmëruar protestë kundër marrëveshjes për emigrantët më 18 nëntor. Ndërsa, të enjten në Tiranë, para Ministrisë së Shëndetësisë mbahet një protestë për jetën.

D.XH

Marrëveshja për emigrantët, protestë në Lezhë

LEZHË – Marrëveshja për emigrantët e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Georgia Meloni ka zgjuar edhe pakënaqësi tek shumë qytetarë.

Pikërisht për të kundërshtuar marrëveshjen, qytetarët e Lezhës kanë organizuar një protestë.

“Protesta kundër marrëveshjes vazhdon. Më 18 nëntor, ora 16:00 te Obelisku përballë Turizmit”, thuhet në njoftimin e protestës.

Marrëveshja për emigrantët, protestë në Lezhë
Protesta per marrveshjen per emigrantet

Kujtojmë se Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë.

Ndërsa një tjetër protestë do të mbahet në Tiranë të enjtën, ora 18:00. Demonstrata quhet ‘Protesta për jetën, ilaçet duhen tani” dhe do mbahet përpara Ministrisë së Shëndetësisë te Rruga e Kavajës, në Tiranë.  Kjo protestë vjen për shkak se siç thonë protestuesit, në QSUT mungojnë ilaçet jetëshpëtuese.

Marrëveshja për emigrantët, protestë në Lezhë
Protesta per jeten

/Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB