
ITALI- Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka folur sërish për marrëveshjen për emigrantët të nëshkruar me Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj në Parlamentin italian, Meloni tha se ndien keqardhje për kritikat kundër marrëveshjes, e që këto kritika erdhën nga vetë italianë.
Ajo u ndal dhe tek kërkesa e opozitës italiane për përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste nga Partitë Socialiste Europiane (PSE). Sipas saj është e habitshme një kërkesë e tillë.
Georgia Meloni: Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë. Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./ZËRI