Politikë

Lapsusi i Ramës/ Ngatërron pozicionet e ministrave

Rama i prezantoi Hasanin kancelarit si Ministër të Financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten

E.K
Lapsusi i Ramës/ Ngatërron pozicionet e ministrave
Rama dhe kancelari Olaf Scholz

TIRANË- Pasi ka pritur dhjetëra pjesëmarrës të Samitit të Berlinit që mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka pasur një lapsus gjatë prezantimit të ministrave në sy të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Teksa po prezantonte ministrat, Rama tha se Igli Hasani ishte ministri i ri i financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë. Kryeministri menjëherë ka kapur situatën duke sqaruar keqkuptimin. Pas pritjes që iu bëri të gjithë personaliteteve në tapetin e kuq, Scholz ishte i fundit që mbërriti në kryeministri, ku të pranishmit tashmë janë duke ndjekur dhe disa vepra arti.

Në Samitin e Procesit të Berlinit që është duke u mbajtur në Tiranë, mungon presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, ndërkohë që përfaqësuese është kryeministrja Ana Brnabiç.

Të gjithë personalitetet e pranishëm në Samit janë pritur nga vetë kryeministri Edi Rama në tapetin e shtruar në hyrje të kryeministrisë.

Në takim do të jenë pjesë personalitete të larta të BE-së, kancelari gjerman, dhe presidenti francez që pritet të vijë në Tiranë vetëm në orët e pasdites.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të jetë pjesë e Samitit online, për shkak të agjendës së ngjeshur.

Kryeministri grek Mitsotakis vjen në Shqipëri me kushtin për të liruar Fredi Belerin në mënyrë që të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës, në të kundërt Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Unioni pritet të ndihmojë Shqipërinë në disa projekte të rëndësishme si Bypassi i Tiranës, hekurudha Tiranë-Durrës, si dhe rehabilitimin e liqenit të Fierzës.

Samiti i Procesit të Berlinit është një nismë gjermane që synon integrimin e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin ekonomik./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB