
TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk do të jetë e pranishme në Tiranë, për samitin e procesit të Berlinit që mbahet për herë të parë në Shqipëri. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai, se Meloni ka preferuar që të jetë e pranishme online në samit, për shkak të axhendës së saj të ngjeshur. Ndërkohë që po dje u raportua se edhe presidenti francez Emanuele Macron, nuk do të jetë i pranishëm në nisjue të samitit që do të mbahet këtë të hënë, duke nisur nga ora 11. Ndërkohë që një tjetër mungesë pritet të jetë ajo e presidentit serb Aleksandër Vuciç, i cili në dallim nga samitet e tjera, në Tiranë nka dërguar kryeministren Brnabiç.
-
-
Ndryshon plani/ Macron vjen nesër pasdite në Tiranë
15 Tetor, 17:09
Axhenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:
Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
Në orën 11:30 fjala hapëse
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës
Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në një të ardhme./Zëri.ai