
TIRANË- Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, një prej pikave të tij më të rëndëesishme ka ekonominë, dhe mbështetjen që iu jepet vendeve të ballkanit, në kuadër të përparimit të përbashkët për t’u integruar drejt BE-së. Nga marrëveshjet që pritet të firmosen do të përfitojnë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë do mund të tërheqin investime në drejtim të projekteve infrastrukturore, energjetike, turizëm dhe bujqësi.
Projektet që lidhen me Shqipërinë kanë të bëjnë kryresisht me Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, e cila pritet që të marrë një mbështetje prej më shumë se 90 milionë eurosh.
Qëllimi i projektit është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe Durrësit, si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas
Një tjetër projekt është By-Pass i Tiranës, i cili ka marrë miratimin që në Samitin e Sofjes, të mbajtur vitin 2020. Ky projekt investimi parashikon ndërtimin e një unaze të gjatë 21.5 km përreth kryeqytetit, e cila përfshin katër ndërkalime, një urë dhe nënkalime e mbikalime. Projekti është tashmë i përfunduar në shumicën dërrmuese të tij.
By pass-i është njëkohësisht pjesë e dy korridoreve rrugore që përshkojnë vendin: Korridorit Adriatiko-Jonian, që do të lidhë Triesten në Itali me Kallamatën në Greqi dhe Korridorin VIII, që lidh Maqedoninë e Veriut me territorin shqiptar, me dalje në Portin e Durrësit dhe detin Adriatik.
Vlera e projektit është 150.9 milionë euro. Bashkimi Evropian ka dhënë kredi prej 31.9 milionë euro, ndërsa BERZHi ka mundësuar një kredi prej 109.2 milionë euro. 2.5 milionë euro janë grante dhe kontributi i qeverisë shqiptare është 7.3 milionë euro.
By-pass i ri po ndërtohet në rajonin dhe nyjën më të populluar të sistemit rrugor të vendit. Ai ka lidhur rrugë që tashmë janë të ndërtuara, si autostradat Tiranë-Durrës me Tiranë-Elbasan.
Një tjetër projekt që pritet të marrë mbështetje ekonomike në këtë samit është rehabilitimi i HEC-it të Fierzës. Projekti për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës është i dyti propozim shqiptar i miratuar në Samitin e Sofjes. Projekti ka një vlerë totale investimi prej 42.7 milionë eurosh, nga të cilat 27.2 milionë euro është kredi nga Fondi Gjerman i Zhvillimit KfË, 8.4 milionë euro financim i BE-së dhe 7.1 milionë euro financim nga qeveria shqiptare.
Projektet e Shqipërisë:
Mbështetje në ndërtimin e by-pass-it të Tiranës 150.9 mln euro
Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës 91.5 mln euro
Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni e Veriut 70 mln euro
Internet broadband (me bazë të gjerë) 40 mln euro
Kalatat 1 dhe 2 Porti i Durrësit 62.4 mln euro
Rehabilitimi HEC i Fierzës 42.7 mln euro
/Zëri.ai