Politikë

E kërkon GJKKO, Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD

Zakonisht Kryesia dhe grupi parlamentar mblidhen para seancave plenare, që kësaj jave do të mungojnë, ndaj deri më tani kryefjalë besohet se do të jetë çështja e Berishës.

k.m.
E kërkon GJKKO, Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme e kërkon në sallë që ta marrë në pyetje, por Sali Berisha ka plane të tjera. Për arsye që ende nuk dihen, nesër është kërkuar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Zakonisht Kryesia dhe grupi parlamentar mblidhen para seancave plenare, që kësaj jave do të mungojnë, ndaj deri më tani kryefjalë besohet se do të jetë çështja e Berishës.

Por Kryesia nuk do të jetë takimi i vetëm mes demokratëve. Pasditen e të premtes, në orën 18.00, Berisha ka kërkuar edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Edhe në këtë mbledhje të fundit, një do të jetë pika kryesore e rendit të ditës; situata politike e ditëve të fundit.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha u akuzua për “korrupsion pasiv” së bashku me Malltezin të shtunën nga Struktura e Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Por vetë ai i ka kundërshtuar akuzat duke pretenduar se procesi i privatizimit të tokës është nisur nga qeveria paraardhëse e ish-kryesministrit Fatos Nano dhe vendimet janë marrë kur vetë kryeministri Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. Ndërkohë GJKKO e kërkon në sallë për ta marrë në pyetje, edhe pse Berisha e ka deklaruar publikisht nuk do të shkojë sot në seancën në ngarkim të tij në Gjykatën e Posaçme. Berisha këmbëngul se thirrja e tij në seancë, dhe masa e sigurisë që ka lëshuar SPAK dhe GJKKO janë bërë në shkelje me Kushtetutën, pasi fillimisht nuk i kanë marrë leje Kuvendit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB