Politikë

Kushtetuesja rrëzon padinë e Bashës për marrëveshjen e emigrantëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e bërë nga PD zyrtare, duke dalë në përfundimin se subjekti politik në fjalë nuk ka interes të drejtpërdrejtë për çështjen.

D.XH
Kushtetuesja rrëzon padinë e Bashës për marrëveshjen e
Rama dhe Meloni

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike zyrtare për marrëveshjen për emigrantët.

Kolegji i gjyqtarëve ka vendosur që të mos e pranojë padinë e PD-së zyrtare. Argumenti i gjyqtarëve është se forca politike nuk legjitimohet si subjekt që t’i drejtohet gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur.

Kjo ishte edhe arsyeja se përse Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e PD-së zyrtare për marrëveshjen për emigrantët.

Mes subjekteve që mund të dorëzojnë një padi në Gjykatën Kushtetuese për një çështje të caktuar janë kryeministri, presidenti dhe 1/5 e deputetëve. Në këtë rast, kërkesa e dorëzuar nga Lulzim Basha nuk legjitimohet, për shkak se marrëveshja nuk është në interesin e partisë politike.

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pas padisë të 30 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi, që e konsideruan atë si antikushtetuese./ZËRI/

Poll

MOS HUMB