
PRAGË-Gjatë intervistës së tij në Pragë, Edi Rama u pyet nga moderatori Steve Clemons në lidhje me investimin që dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të bëjë në Shqipëri, ndërsa pyeti kryeministrin si i krijon marrëdhënie të mira me aleatët ndërkombëtarë. Rama u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël, që ka nevojë për miq. Rama u shpreh se ai është mik dhe me Kushner edhe me Aleks Sorosin, për të cilët tha se ky është një konfrontim edhe më me “krip”, sesa Biden-Trump.
Moderatori Steve Clemons: Njiheni që keni marrëdhënie shumë të mirë me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por edhe me ekipinin e Bidenin. Si menaxhoni me të dyja anët. Kushner po zhvillon një pjesë të bukur në Shqipëri, mund të bëjë këtë dhe një pasardhës i Biden. Si lundroni në këto personalitete botërore?
Edi Rama: Jam rritur në kohët e komunizmit, në një regjim të pamëshirshëm, komunistët thoshin miqtë e miqve tanë, janë miqtë tanë dhe me armiqtë po ashtu. E shoh që kjo bëhet mënyrë sjelljeje dhe e demokratëve në Evropë dhe Amerikë. Unë nuk besoj te kjo. Ndoshta jam kryeministri më i gjatë këtej, jam i vetëdijshëm që përfaqësoj një vend të vogël që ka nevojë për miq. Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë, si mund të marrim anë? Ne mendojmë si të forcojmë miqësitë me të dyja vendet. Unë jam mik i mirë me Melonin. I kam shpjeguar të mive që s’është ide e mirë të mendohem si tradhtar nëse shkoj flas te një takim i saj. Meqë ra fjala, jam mik edhe me Jared Kushner edhe me Aleks Sorosin. Është një konfrontim edhe më me “krip”, sesa Biden-Trump. Unë besoj që të flasësh me njerëzit, madje dhe të mos biesh dakord, është më mirë se të mos flasësh dhe të shtosh mosmarrëveshjet.
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Dhëndri i ish-presidentit Donald Trump ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman./ZËRI