Politikë

Aleks Soros e mbyll verën në Tiranë: Me vëllanë tim Edi Rama, e kemi kthyer në traditë

Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur

E.K
Aleks Soros e mbyll verën në Tiranë: Me vëllanë tim Edi
Aleks Soros dhe Edi rama

TIRANË- Drejtuesi i fondacionit ‘Shoqëria e Hapur’, Aleks Soros, i ka bërë gjithnjë e më të shpeshta vizitat e tij në Tiranë, duke qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme politike, dhe duke mos e fshehur miqësinë e tij me socialistët në pushtet. Ai ndan shpesh foto, qoftë me kryeministrin Edi Rama, qoftë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Së fundi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Soros ka ndarë një foto me kryeministrin Rama, të cilin e quan vëlla, dhe ku të dy shihen shumë të afërt mes tyre.

“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros.

Që pasi ka marrë drejtimin e fondacionit nga babai i tij, Aleks Soros ka shtuar aktivitetin dhe takimet, ndërkohë që shoqëria që ai drejton prej vitesh ka degë dhe në Shqipëri. /ZËRI

Poll

MOS HUMB