
TIRANË-Kabineti i qeverisë do të mblidhet në datën 1 shtator në Dajt. Mbledhja do të zhvillohet për të shqyrtuar punën e deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.
Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar. Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.
Ndërkohë më 8 shtator kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë në Durrës Asamblenë e re. Pritet që në këtë takim, të zgjidhet kryesia e re e PS dhe sekretariati. PS do të nisë punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndaj përzgjedhja e njerëzve që do të marrin përsipër drejtimin e fushatave në terren, bashkë me përzgjedhjen e ekipeve dhe kandidatëve./ZËRI