Politikë

Samiti i Pragës, Rama takim me Von der Leyen: Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane

Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Europianë në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC

F.I
Samiti i Pragës, Rama takim me Von der Leyen: Për piketat e
PAMJE NGA TAKIMI

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, ku po zhvillohet samiti me liderët evropianë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se ka takuar edhe presidentet e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ai ka shpërndarë disa foto me Presidenten e KE, ku vetë kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj.

“Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Europianë në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC. Rama pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve./ZËRI

Poll

MOS HUMB