Politikë

GLOBSEC/ Rama: Falë Putinit BE-ja ktheu 'sytë' nga Ballkani. Shqipëria pro dialogut Kosovë-Serbi

Ai "falenderoi" Putin që sipas tij bëri që BE të kuptojë se është e rëndësishme të BE të mbajë pranë Ballkanin Perëndimor.

F.I
GLOBSEC/ Rama: Falë Putinit BE-ja ktheu 'sytë' nga Ballkani.
Edi Rama

PRAGË-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në samitin e sigurisë "GLOBSEC" që po zhvillohet në Çeki. Në fjalën e tij Rama theksoi më tej rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai "falenderoi" Putin që sipas tij bëri që BE të kuptojë se është e rëndësishme të BE të mbajë pranë Ballkanin Perëndimor.

Edi Rama: Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vlaimiri për ta bërë të qartë këtë gjë. Përpara pushtimit në Ukrainë, kishte njerëz që thoshin se NAtO-n nuk ka pse të ekzistojë më. Kishte shumë njerëz në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njeherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërëisht status kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u ndal në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.  Rama tha se Shqipëria është në anë të paqes dhe dialogut, ndërsa tha se sipas tij e ardhmja nuk duhet parë me sytë e së shkuarës. 

Edi Rama: Shqipëria është në anë të paqes, dialogut. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Ndaj ndërmora nismë  të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje. Ballkani Perëndimor është në një pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Do thoja se ne kemi qenë dhe jemi europian dhe nuk mund të vendoset në Bruksel.

Poll

MOS HUMB