Politikë

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime!

Rama u shpreh se dëshiron të jetë një të jetë një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët, i gatshëm për të takuar njerëzit që dëshiron.

f.t
Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash e shikon veten e tij duke jetuar në fshat. Rama u shpreh se dëshiron të jetë një të jetë një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët, i gatshëm për të takuar njerëzit që dëshiron.

"Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si p.sh të qep. Duke ndarë eksperiencën e shijes me njerëzit që nuk më zgjedhin, por që i zgjedh. Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq”,-u shpreh kreu i qeverisë. 


/ZËRI

Poll

MOS HUMB