
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë një natë më parë, ku ka deklaruar se një politikan, i cili ndodhet në arrati ka kërcënuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani. Sipas Sulës, ky politikan, i ka çuar mesazh Dumanit, duke i thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, por ti çfarë ke kur të mbarosh mandatin”. Deklaratën e bëri i ftuar në ‘’Now’’, me Erla Mëhillin. Sula nuk dha ndonjë emër konkret.
Dashnor Sula: Kemi ca informacione se kanë filluar kërcënimet ndaj familjarëve të prokurorëve të SPAK, madje dhe jashtë shtetit, madje dhe një, ministër që është në arrati i ka çuar haber edhe Dumani…
Pyetje: Ministër që është në arrati i ka çuar haber Dumanit?
Dashnor Sula: Jo ministër, një tjetër politikan që është në arrati, unë i kam 50 milionë euro, por ti kur të të mbarosh mandatin çfarë ke?/ZËRI