
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm paraditen e sotm në Himarë, për të shpërndarë titujt e pronësisë për një pjesë të banorëve, ndërsa përmendi dhe origjinën e tij nga kjo zonë. Rama tha se e njeh shumë mirë problemin me pronat në Himarë, pasi dhe familjarët e tij kanë pasur toka në këtë zonë, edhe pse nuk kanë pretenduar kurrë që të përfitojnë pas kaq shumë vitesh.
“Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësi dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë”, tha kryeministri.
Edi Rama: Nga Tirana ka një plan për të zhveshur himarjotët nga pronat dhe për t’i vënë në dispozicion të oligarkëve është një poshtërsi propagandistike që nuk bazohet që asnjë fakt real. Le të dalë njëri dhe të thotë mua ma morën. Nuk ekziston. Flasim për prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu dhe jo me njerëz në hënë. Natyrisht e thashë edhe më parë që ka probleme të regjistrimit, konflikte dhe mosdakordësi mes banorëve apo brenda një familjeje dhe kjo shkakton atë që thashë, që për këtë arsye, pronat shiten nga dy apo tre herë për të njëjtin metër katror. Unë flas me fakte, jo me fantazi.
Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë.
Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje. Te nipave dhe mbesave të kushërinjve, të krushqve dhe të të gjithëve. I di mirë. Ti ndajmë gjërat, ca është e jotja, është e jotja dhe e krushkut i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem më Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plotë. Himariotët janë himariotë, dhe pikë. Secili i di vetë se ku i ka rrënjët.
Ne nuk i ndajmë as shqiptarët, as në veri as ju dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve sua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njisha, politikë jo lokale, por globale.
/ZËRI