Politikë

Vajza e Petro Markos merr certifikatën e shtëpisë: Dhomën e tij do e kthejmë në muze

Vajza e Petro Markos vlerësoi Ramën për marrjen e certifikatës

E.K
Vajza e Petro Markos merr certifikatën e shtëpisë: Dhomën e
Vajza e Petro Markos dhe Rama

HIMARË- Në mesin e banorëve të Himarës që morën sot certifikatën e shtëpisë së trashëguar, ishte edhe vajza e shkrimtarit të mirënjohur Petro Mako. Ajo u shpreh se i ati nuk do të futet më në atë shtëpi, por kujtimet e tij ajo tha se do të ruaj duke e kthyer dhomën në një muze.

“Gjej rastin, meqë për herë të parë po takohemi, doja t’ju them faleminderit. Faleminderit, i keni kthyer dinjitetin familjes së Petro Markos. Jo vetëm me këtë certifikatë, por me çfarë keni bërë. Jam shumë mirënjohëse. Jam i lumtur që këtë certifikatë e marr nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm, që prindërit e mi i donin dhe i vlerësonin dhe i respektonin gjithmonë. Babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij, do jenë gjithmonë aty. Unë do mundohem që atë dhomë ta kthej në një muze, me ndihmën e Aleks Markos. Shumë faleminderit”, vijoi më tej vajza e Petro Markos.

Kryeministri Edi Rama është paraditen e kësaj të premteje në Himarë, ku ka shpërndarë 417 certifikata pronësie për banorët, ndërsa nuk i kurseu batutat me të pranishmit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB