
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se po ndahet zyrtarisht me Monika Kryemadhin. I ftuar në ‘Çim Peka Live’, pasi listoi argumentet se pëse arritën deri në ndarje, Meta u pyet nëse Kryemadhi ka bashkëpunuar me kryebashkiakun Erjon Veliaj kundër tij. Kreu i PL u shpreh se problemi madhor është Rama dhe nuk preferoi të futet në këto çështje.
Haxhiu: A mundet që Veliaj dhe Kryemadhi të kenë bashkëpunuar mes tyre kundër teje?
Meta: Nuk dua të futem në këtë çështje, problemi madhor këtu i korrupsionit është Rama. Është njeriu që dërgoi Sinaloan edhe në Rumani. Pa asnjë diskutim Veliaj duhet të ishte prej katër vitesh në burg që kur mori kompetencat e këshillit baskia pasi ka prodhuar një dëm të madh financiar. Agaci është përgjegjës kryesor pasi kur kalonte akte e qeverisë dhe është njeriu kryesor i aferës së inceneratorit dhe koordinon bashëkpunimin me SPAK.