Politikë

Kritikuan marrëveshjen! Rama i përgjigjet PD-së italiane: Për problemet flisni me mua

Sa i përket kërkesës së demokratëve italianë për përjashtimin e Partisë Socialiste nga Partisë Socialiste Evropiane, Rama e quajti të eksagjeruar. Rama u tregua i hapur që për çdo probleme apo pikëpyetje për  marrëveshjen mund ti drejtohen atij në çdo kohë dhe u tregua i hapur për diskutime.

k.m.
Kritikuan marrëveshjen! Rama i përgjigjet PD-së italiane:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sërish rreth marrëveshjes së emigrantëve me Italinë, por nuk ka lënë pa një përgjigje as senatorin Italian Antonio Misianit, i cili njëlloj si demokratët e tjerë kritikoi marrëveshjen. Rama i ftuar në emisionin italian në La7, u shpreh se nuk u entuziazmua për marrëveshjen se kur punon dhe bën marrëveshje nuk ka asgjë për t’u emocionuar, duhet të punosh.

Sa i përket kërkesës së demokratëve italianë për përjashtimin e Partisë Socialiste nga Partisë Socialiste Evropiane, Rama e quajti të eksagjeruar. Rama u tregua i hapur që për çdo probleme apo pikëpyetje për marrëveshjen mund ti drejtohen atij në çdo kohë dhe u tregua i hapur për diskutime.

“Mendoj se është e shenjtë të sulmosh qeverinë italiane, të besosh se marrëveshja është shumë e shtrenjtë për taksapaguesit italianë, të akuzosh qeverinë për një rrëmujë, por për mendimin tim duhet të themi vetëm faleminderit Shqipërisë, të cilës i dha në dispozicion tokën e saj Italisë për këtë plan. Në fund të fundit, nëse shokët e PD-së italiane kanë problem, mund të më kontaktojnë në çdo kohë dhe jam i hapur për diskutime, ne mund të diskutojmë një problem mes nesh, por ta bësh këtë në samitin e Partisë Socialiste Evropiane, si një mbledhje të dy partive komuniste në Moskë, më duket paksa e ekzagjeruar”,-u shpreh Rama.

I pyetur në lidhje me peridhën e pritjes së refugjatëve italianë në Shqipëri, nëse do të zgjasë 28 muaj apo 12, Rama u shpres se: ky është një aspekt i kuadrit ligjor që u trajtua mbi të gjitha supozimet tashmë të qarta të së drejtës ndërkombëtare nga një grup ekspertësh italianë dhe shqiptarë.

"Në port do të ketë një qendër pritjeje të menjëhershme ku do të mirëpriten njerëzit dhe më pas do të bëhen kontrollet e para dhe më pas do të ketë një qendër tjetër pritjeje ku do të qëndrojnë dhe do të jenë të mirëpritur të qëndrojnë e të kalojnë. ky proces kontrolli dhe pranueshmërie që ata mund të marrin nga qeveria italiane, të drejtën për të qëndruar apo për t'u shoqëruar në vendin e origjinës,-shtoi Rama.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB