Politikë

KQZ shpall rezultatin final për zgjedhjet e Kukësit

Kandidati i PS Albert Halilaj mori 13 025 vota, përkundrejt 7 431 votave të kandidatit Emri Vata nga "Bashkë Fitojmë". PD zyrtare nuk mori pjesë në zgjedhje.

D.XH
KQZ shpall rezultatin final për zgjedhjet e Kukësit
KQZ

TIRANË- Komisioni Rregullator në KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, zhvilluar më datë 24 shtator 2023.

Fitues në zgjedhje u shpall kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj.

Albert Halilaj mori 13 025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 7 431 vota. Pjesëmarrja në votim ishte 45.63%.

Kandidati i PS ishte 5 594 vota përpara atij të “Bashkë Fitojmë”. PD zyrtare nuk doli me kandidat.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit u zhvilluan, pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Safet Gjicit, që u përfshi në një skandal seksual./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB