Politikë

U kërkua hetim për TIMS dhe kontratat në Shëndetësi, Kuvendi rrëzon opozitën

Komisionet Hetimore janë rrëzuar me 70 vota kundër.

D.XH
U kërkua hetim për TIMS dhe kontratat në Shëndetësi,
Tensione në Kuvend

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën e kësaj të enjte, ngritjen e Komisioneve Hetimore, në lidhje me sistemin TIMS dhe Shëndetësinë, sterilizimin dhe dhënien e PPP-ve.

Po ashtu, është rrëzuar edhe kërkesa e bërë nga Gazmend Bardhi për të ndryshuar përbërjen e Komisionit Hetimor për Reformën Zgjedhore.

Komisionet Hetimore janë rrëzuar me 70 vota kundër.  Përfundimi i seancës është shoqëruar me debate të shumta.

Ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi dhe deputetë të opozitës bllokuan Foltoren.

Hetimi parlamentar për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë, që përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës. Tri prej këtyre kontratave janë në hetim nga SPAK.

Maxhoranca ka kundërshtuar kërkesat e fundit të opozitës për hetime parlamentare, dhe pse ky është një instrument ligjor që ka në dorë opozita, për të kontrolluar qeverisjen. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB