Politikë

Jo vetëm Rezoluta për Kosovën, për çfarë e ngritën kartonin sot deputetët e Kuvendit

D.XH
Jo vetëm Rezoluta për Kosovën, për çfarë e
Parlamenti shqiptar

TIRANË- Sot, në parlament nuk u votua vetëm për Rezolutën për Kosovën. Siç edhe u lajmërua nga deputetët e opozitës, Kuvendi ka futur në rend dite edhe çështjen e nxjerrjes të të  dhënave nga TIMS. Po ashtu, në rendin e ditës ishte edhe ngritja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Gjithashtu, në rend dite ishte një projekt-ligj për asistencën sociale, një marrëveshje huaje mes Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtim urash, zgjedhja e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit etj.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë për projekt ligjet në rend dite, 12 tetor 2023:

Në përfundim seanca vijoi me votimet e projektligjeve dhe projektvendimeve të shqyrtuara në seancën e kaluar.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 57/2019 ‘Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë’” u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin ‘Ndërtimi i urave të qëndrueshme, duke përdorur qasjen e programit me shumë faza’”' u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para anëtarësimit (IPA II), ratifikuar me ligjin nr. 3/2022" u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 34/2022 "Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë dhe Financat"", u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim;

Projektvendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr. 66/2021 "Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit", i ndryshuar" u miratua me 71 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim;

Projektvendimin "Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave Personale në Bazat e të Dhënave Shtetërore", i cili u rrëzua me 70 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim;

Projektvendimi "Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Kontratat Publike në Sektorin e Shëndetësisë" u rrëzua me 71 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr 48 dt 09.06.2023 të Kuvendit “Përbërja e komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” u rrëzua me 71 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim.  Seanca i mbylli punimet rreth orës 16.50./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB