Politikë

'Kokat' e shtetit ‘harrojnë’ Protokollin, largohen nga vendi në të njëjtën ditë

Rama dhe Begaj ndodhen në SHBA, Nikolla takime në Gjermani. Por çfarë parashikon Protokolli i Shtetit?

E.K
'Kokat' e shtetit ‘harrojnë’ Protokollin, largohen
Rama, Begaj dhe Nikolla

TIRANË- 3 drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar janë nisur në të njëjtën kohë jashtë vendit, duke shkelur në këtë mënyrë protokollin.

Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla si dhe kryeministri Edi Rama janë nisur në të njëjtën ditë jashtë vendit, duke i vënë ‘kyçin’ në këtë mënyrë tre institucioneve më të rëndësishme në vend. Edhe pse protokolli e parashikon qartë se 3 drejtuesit nuk mund të lënë vendin në të njëjtën ditë, ky nuk është rasti i parë që rregulli shkelet.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tri personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, thuhet shprehimisht në protokollin e shtetit.

Kujtojmë se presidenti Begaj dhe kryeministri Edi Rama, së bashkiu me delegacionet e tyre janë nisur drejt SHBA-ve, ku po mbahet Asambleja e përgjithshme e OKB-së, dhe ku marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të qeverive në të gjithë botën. Ky aktivitet ishte njoftuar prej afro dy muajsh,  e mesiguri që protokolli është vënë në dijeni.

Nga ana tjetër Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka udhëtuar drejtë Gjermanisë ku po takohet me homologen e landit të Bremenit, Antje Grotheer. Edhe Nikolla duket se e ka pasur të pamundur shtyrjen e kësaj vizite. Edhe në këtë rast interesi për t’u përfaqësuar në arenën ndërkombëtare i krerëve të shtetit shqiptar, ka prevaluar mbi rregullat e vetë shtetit./Zëri

Poll

MOS HUMB