Politikë

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak në Himarë/ Shtyhet seanca për Belerin, kur do mbahet e radhës

Seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri do të mbahet më 24 janar.

D.XH
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak në Himarë/
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më datë 24 janar, shqyrtimin e ankimit të Fredi Belerit, kundër vendimit që i refuzon atij lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Seanca në Apel ka dështuar, pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë i pajisur me prokurë. Aktualisht, Beleri është duke u gjykuar në Gjykatën e Posaçme për akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes të dëshmitarëve të Prokurorisë.

SPAK e akuzon Belerin se ka dhuruar shuma parash, me qëllim që të fitojë vota për të qenë në krye të Bashkisë së Himarës, në zgjedhjet e 14 Majit. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, që ka deklaruar se e ka gjetur zgjidhjen për Bashkinë e Himarës. Sipas Ramës, zgjidhja për rastin bëhet duke ia ndërprerë qëndrimin në detyrë kandidatit humbës. “Zgjidhja mund të arrihet përmes dorëheqjes të kryetarit humbës ende në detyrë, Jorgo Goros”, tha Rama.

Fredi Beleri u arrestua ditën e zgjedhjeve të 14 majit. Ai akuzohet për shit-blerje votash./ZËRI/

Poll

MOS HUMB