
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e liderve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ku akuzoi BE se ka zvarritur procesin e integrimit për vendet e këtij rajoni. Rama tha se vendet e rajonit duhet të ngrihen përtej ngjyrave të flamujve të tyre, dhe të jenë në një linjë me flamurin e BE-së. Duke iu referuar shpërndarjes së fondeve nga ana e BE, Rama tha se mbështetja që jepet për Greqinë është rreth 400 mijë euro për një qytetar, në një vit, ndërkohë që për vendet e BP vetëm 110 euro.
“Dua të falënderoj miqtë tanë. Rëndësia e kësaj iniciative për vendet dhe stabilitetin paqen e prosperitetin e rajonit. Dua të falënderoj Kopman, që dëshiron të nxisë procesin. Para një viti në Tiranë u ballafaqua me një melankoli nga ana ime për integrimin në BE, ishte i duruar dhe dëgjoi atë që ishte frustrimi ynë kryesor, që procesi i integrimit ishte që nëse je anëtar fiton gjithçka, nëse jo nuk fiton asgjë. Problematika mes asaj që marrin vendet anëtare është dëshpëruese. Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt.
Një nga vende fqinje që është pjesë e BE, nga Unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë. Ky është problemit. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim”, tha mes të tjerave Rama.
Kryeministri vijoi duke kërkuar që vendet e Ballkanit të lënë pas ndasitë e tyre dhe të kalojnë testin e pjekurisë.
"Mund të paramendoni në çfarë pozicioni do ishim nëse BE do ishte më serioze në menaxhimin me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ndodh një herë në vit. Prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, që ishte një lloj procesi për politikë ditore, për luftën e fuqisë dhe forcës, që e vendosëm agjendën pjesë e këtij tregu.
Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thashë “aderohemi tani dhe ne do t’i bashkohemi Malit të Zi. Viti 2024 dhe nuk besoj që Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë, kam energji, është akt historik, është diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye për optimizmin tim. Pasi zhvilluam darkën dje kuptuam që mund ta bëjmë këtë, mund të flasim për ekonominë. Kur flasim për ushqim duhet të pranoni që nuk jeni më të mirët në rajon.
Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Jemi ballkanas, nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Të kemi mesazh të qartë nga liderët që duhet të harrojmë historinë, duhet ta harroni se cila ngjyrë është e flamurëve tona, ngjyra më e rëndësishme duhet të jetë e flamurit të BE-së. Nëse duam ta realizojmë dhe mos ta humbim këtë mundësi.
Kur jemi në formë të mirë ata janë në formë të keqe dhe anasjelltas. Shpresoj që gjithçka të shkojë siç duhet. Ka hapësirë për përmirësim, duhet të jemi ambiciozë dhe të bëjmë atë që mund të bëjmë tani. Ne shqiptarët jemi patriotë dhe të lidhur me historinë, por në këtë takim jemi të lidhur. Dua të na mbajnë mend për atë që kemi bërë për biznesmenët.
Duhet ta ratifikojmë vendimin dhe të lënë qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe të bëjnë presion. I ftojmë liderët e Ballkanit Perëndimor të kyçen në samitin e BP, me presidentin Zelensky në fund të shkurtit në shkëmbimin e përvojave në luftën kundër korrupsion. Duhet të mësojmë nga Ukraina, të luftojmë kundër korrupsionit kur dikush ju lufton prej mëngjesit”, vijoi Rama.
/ZËRI