
TIRANË- Siç edhe është kthyer traditë, çdo ditë rreth orës 18.00, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mban miting nga dritarja poshtë banesës së tij. Mbledhja e përnatshme është zhvilluar edhe sot poshtë dritares së tij tek "rruga e Salës". Megjithatë një detaj i ri ka rënë në sy.

Sot, ndryshe nga ditët e tjera, Berisha i kishte shtuar "look-ut" të tij një shall, ndoshta për mbrojtje nga i ftohti që ka pushtuar vendin. Në shfaqjen e tij, kryedemokrati kishte një shall të bardhë mbi supe, që deri më tani i kishte munguar.

Për krahasim, ZËRI ka gjetur foto nga daljet e tjera të kryedemokratit nga dritarja e banesës së tij./ZËRI