Politikë

Fredi Beleri për mediat greke: Procesi ndaj meje kurth politik, dëshmitari u pagua

Kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri nga paraburgimi, theksoi se dëshmitari në gjyqin ndaj tij është paguar. Ai theksoi se procesi është kryekëput politik.

D.XH
Fredi Beleri për mediat greke: Procesi ndaj meje kurth politik,
Fredi Beleri

HIMARË - Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, nga paraburgimi ku ndodhet, ka folur për mediat greke.

Beleri pretendon se dëshmitari kryesor i akuzës ndaj tij është financuar nga policia shqiptare.

“Është një aferë e montuar politike”, tha Fredi Beleri, i cili është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, por ende nuk ka mundur të bëjë betimin, pasi u arrestua për mashtrim elektoral.

“Pohimi i dëshmitarit si dhe i drejtorit të policisë se dëshmitari është paguar për dëshminë, në çdo vend demokratik do të nënkuptonte edhe fundin e çështjes gjyqësore. Fakti më tronditës që doli nga seanca është se prokuroria nuk ishte në dijeni të pagesës që kishte dhënë policia”, tha Fredi Beleri.

Beleri është referuar dhe në aktin e pranimit të dëshmisë së dëshmitarit bazë me dyer të mbyllura, duke theksuar se ky akt i prokurorisë përbën një tjetër shkelje ligjore, e cila nuk parashikohet në procedura gjyqësore.

“Ata i bënë këtë nder. Dëshmitari ka mashtruar duke pretenduar se i ishte kërcënuar jeta. Prokuroria i bëri një nder që të mos i nënshtrohej presionit të publikut, duke i lejuar të dëshmojë me dyer të mbyllura”, tha ai.

Fredi Beleri foli edhe për vonesën e Gjykatës së Lartë për të vendosur nëse do t'i jepte leje për të bërë betimin, gjë që në fund nuk e bëri.

“Mënyra sip o shkon çështja tregon se ne po flasim për çdo gjë përveç drejtësisë së pavarur. Fakti që nuk më japin leje dhe më mbajnë në paraburgim ka synimin, që të mos marr detyrën”, theksoi kryebashkiaku i zgjedhur Himarës.

“Është një betejë tjetër që duhet ta fitojmë së bashku. Duhet durim, drejtësia fiton gjithmonë!”, është mesazhi i Fredi Belerit për votuesit e tij në Himarë.

Fredi Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë përballë kandidatit Jorgo Goro. Por, ai u arrestua për shit-blerje votash./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB