Politikë

Opozita paralajmëron sërish tensione në Kuvend, 3 deputetë të përjashtuar nga seanca e kaluar

Prej mesit të muajit nëntor, opozita që përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, ka njoftuar radikalizimin e qëndrimit të tyre, për të kthyer në vend parlamentarizmin.

E.K
Opozita paralajmëron sërish tensione në Kuvend, 3 deputetë
Tensionet ne Kuvend

TIRANË- Në orën 10:00 të paradites së sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca e radhës, ku në rendin e ditës parashikohet votimi i një sërë marrëveshjesh dhe projektligjesh por edhe diskutime jashtë rendit të ditës. Duke marrë shkas nga aksioni i opozitës që ka nisur prej disa javësh, edhe në seancën e sotme janë të pritshme trazirat. Një javë më parë deputetët e opozitës bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit, dhe ndezën flakadanë në sallë, ndërkohë që edhe sot pritet që të ketë skenarë të ngjashëm. 3 deputetë të PD-së u përjashtuan me 10 ditë për tensionet e javës së kaluar. Ata janë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda.

Pavarësisht bllokimit që është përpjekur t’i bëjë opozita jetës parlamentare, mazhoranca kaloi javën e kaluar të gjitha ligjet që ishin parashikuar në rendin e ditës, në një seancë që zgjati vetëm pak minuta. Edhe komisionet parlamentare e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre online, edhe pse një gjë e tillë në ligj parashikohet vetëm në kushtet e emergjencës.

Prej mesit të muajit Tetor, opozita që përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, ka njoftuar radikalizimin e qëndrimit të tyre, për të kthyer në vend parlamentarizmin. Ata kërkojnë që të pranohen kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve parlamentare, që do të kontrollonin mënyrën se si menaxhohen paratë publike, emërimin e Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe mos ndërhyrjen e mazhorancës në punët e brendshme të grupit parlamentar në PD.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 62, datë 7.11.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12.10.2023 dhe 2.11.2023.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër – hua për politikat e zhvillimit””.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.01 .1995, Kodi Penal i Republikes së Shqipërisë, të ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

10.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB