
KUVENDI
TIRANË- Grupi i PS ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetë të opozitës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi. Kërkesa vjen pas kaosit të shkatuar në seancën e djeshme të zhvilluar në Kuvend.
Sekretariati i Etikës do të mblidhet të mërkurën në orën 13:00 për të shqyrtuar kërkesën e tyre si dhe për të vendosur masën disiplinore.
Seanca plenare zgjati vetëm 7 minuta. Me bilbila dhe pankarta në duar, deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që të zhvillohej një seancë normale. Deputeti Flamur Noka u përplas fizikisht me punonjësit e gardës, si dhe ka penguar deputetët socialistë të mbajnë fjalën gjatë punimeve të parlamentit. /ZËRI
Poll