Politikë

Ndodh sërish! Flamur Noka përplaset me Gardën, i mbyll mikrofonin deputetit të PS

Deputetët demokratë ishin pajisur me pankarta dhe bilbila, teksa këtë herë kanë munguar tymueset. 

k.m/a.l
Ndodh sërish! Flamur Noka përplaset me Gardën, i mbyll mikrofonin
Momenti kur Noka përplaset me Gardën

TIRANË- Opozita ka vijuar me të njëjtin skenar për të mbyllur sa më shpejt seancën e sotme plenare. Deputetët demokratë ishin pajisur me pankarta dhe bilbila, teksa këtë herë kanë munguar tymueset. 

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla fillimisht largoi Gardën dhe u kaloi fjalën deputetëve socialistë. E para që foli ishte Edona Bilali dhe pas saj e mori fjalën Vullnet Sinaj. Mirëpo ky i fundit nuk ka mundur të flasë pasi, deputeti demokrat më aktivi në raste të tilla është përplasur me Gardën dhe më pas i ka afruar bilbilin në mikrofon. 


Pas kaosit, kryeparlamentarja ka ndërprerë seancën e cila zgjati vetëm 7 minuta./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB