
TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri u ka dërguar këtë të hënë një letër ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato dhe të dërguarit me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës David Wisner. Në letrën e tij, Beleri shkruan se nuk Iejohet të bëjë betimin dhe se ndodhet në burg për shkak të atyre që i cilëson si veprime të kunfraligjshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu nuk mungojnë akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama.
“Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim. Nuk besoj qe Ju keni investuar për një drejtësi që i shërben pushtetit politik, dhe për këtë qëllim fsheh falsifikimet e zyrtarëve të drejtësisë”, thekson ai.
Fredi Beleri u arrestua në një lokal në Himarë, 2 ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit. Ai dyshohet se ka blerë vota, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin. Beleri nuk ka kryer betimin, pasi gjykata nuk i ka dhënë leje për diçka të tillë. Çështja Beleri ka kaluar tashmë edhe kufijtë e Shqipërisë, duke u bërë “mollë sherri” edhe në marrëdhëniet me Greqinë./ZËRI