Politikë

Bleu 8 vota për 40 mijë lekë, GJKKO dënon Fredi Belerin me 2 vite burg

Vuajtja e dënimit nis prej 12 majit 2023 dhe ditën kur u arrestua, prandaj do të bëhet dhe përllogaritja sesa ditë i kanë mbetur pa kryer dënimin. 

k.m.

Bleu 8 vota për 40 mijë lekë, GJKKO dënon Fredi Belerin me 2

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë verdiktin e saj për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri. GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Fredi Belerin. Ndërkohë Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

Gjithashtu GJKKO urdhëroi konfiskimin e celularëve të të pandehurve dhe kartëmonedhat. Dënimi do të kryhet në një burg të zakonshëm. Vuajtja e dënimit nis prej 12 majit 2023 dhe ditën kur u arrestua, prandaj do të bëhet dhe përllogaritja sesa ditë i kanë mbetur pa kryer dënimin. 

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin e Belerit me 2 vite e 6 muaj burg, duke pamundësuar në këtë mënyrë edhe mandatin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Seanca e sotme u ndoq me vëmendje dhe nga ambasada greke si dhe mediat e vendit fqinj. Ndryshe nga herët e tjera kur ka preferuar të jetë vetë e pranishme ambasadorja greke, sot ka dërguar një përfaqësues. I pranishëm ishte edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës./ZËRI

Poll

MOS HUMB