
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk i druhet arrestimit të tij dhe asgjëje tjetër. Në një konferencë për mediat teksa sqaronte rrethanat e arrestimit të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezit, Berisha tha se mes tij dhe kësaj çështjeje, ështëvetëm fakti se Malltezi është bashkëshorti i vajzës së tij. Për burimin e parave të tij, kreu i PD-së tha se i katransparente.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Të jesh e bindur ti që këto janë akuza politike. Nuk i druhem asgjëje. Jam i hapur për çdo gjë. Të akuzosh Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tilla, s’kanë as fytyrë, as karakter. Të akuzosh për korrupsion, kur nuk ka asgjë. Dhe përveç faktit se Jamarbër Malltezi, është bashkëshort i vajzës sime, është politike. S’ka lidhje me Berishën. S’kanë kapur gjë. Se tani po t’i pyesësh thonë, janë nën hetim. Por s’kanë kapur asnjë shkelje në procesin e privatizimit. Sa i përket burimeve të parave të mia, ato janë transparente. Kjo është bërë me porosi të plotë të Ramës, me insistim të tij, ndonjëherë e angazhuar dhe Linda Rama. Merrem me Edin, jo me gratë.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.
Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai